
Kosova ka qenë një ndër vendet që ia ka ‘zgjatur dorën’ Turqisë në këto ditë të vështira.
Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka ndarë pamjet, teksa ekipi i Forcave të Sigurisë shpëtojnë një fëmijë 2 vjeçar dhe nënën e tij nga rrënojat e tërmetit.
Ekipi nga Kosova mbërriti në zonën Hataj, mëngjesin e së mërkurës, ndërsa në mbrëmje shpëtuan të voglin me nënën.
Pamjet e ndara në rrjetet sociale janë duke bërë xhiron e botës.
Ditën e hënë Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues më magnitudë 7.8, ku kanë humbur jetën më shumë se 20 mijë njerëz.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb