Tensionet në veri/ Vuçiç: Qeveria vendosi unanimisht! Nesër i drejtohemi KFOR-it për dërgimin e ushtarëve serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sonte pas seancës së Qeverisë së Serbisë se njëzëri është miratuar që nesër në mëngjes të dorëzohet kërkesa që një numër i caktuar i forcave të sigurisë serbe të kthehen në Kosovë.

Ai ka shpjeguar se kërkesa do të dërgohet sonte në formë elektronike, ndërsa nesër do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Vendimi është marrë unanimisht dhe është respektim i së drejtës publike dhe është i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës dhe për kontrollin e pikave kufitare. Jemi pothuajse të sigurt që nuk do të pranohet, por presim të marrim përgjigjen. Kjo është hera e parë që një qeveri e miraton një kërkesë të tillë. Është e rëndësishme që të ketë një kërkesë”, theksoi presidenti.

Ai theksoi se situata në terren është e tensionuar aq sa edhe ndërkombëtarët edhe vetë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e kuptonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *