
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Zyra e Presidentes ka njoftuar për zhvillimin e takimit dhe ka zbuluar detajin e vetëm që është biseduar në lidhje me situatën e sigurisë.
Kujtojmë se qytetarët në pjesën veriore të Kosovës kanë nisur të përballen me mungesa barnash, furnizimesh të përditshme e parash në bankomate.
Në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët kryesore që në 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb