Tensionet në veri/ “Fajin e ka Kurti dhe Osmani”, deputeti i opozitës së Kosovës: Nuk lexuan gjeopolitikën dhe s’u koordinuan me aleatët. Kemi rënë poshtë me…

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës ditëve të fundit, me sulme ndaj policisë, vendosje të barrikadave dhe shpërthime.

Deputeti i Partisë Demokracia e Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se faji për krjimin e një situatë e të tillë është i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, për mos leximi të duhur të situatës gjeopolitike dhe për mos koordinim me partnerët ndërkombëtarë, referuar SHBA.

Ai u shpreh se Kurti u soll kryeneç pas kërkesës së Uashingtonit për të shtyrë marrëveshjen për target dhe se kjo e çoi situatën në një hap më pas, në shpresën për normalizim të situatës në terren dhe jo më për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Janë dy gabime nga Kurti e Osmani. kanë keqlexuar gjeopolitikën ndërkohë që Vuçiçi ka arrë avantazh dhe e ka lexua mirë.
Vuçiçi pas nisjes së luftës në Ukrainë, bleu armatime dhe avionë, bëri një favor partnerët tanë, ndërsa Kurti u tregua kryeneç. Ishin amerikanët që pa to nuk do të ekzistonim që i kërkuan një favor për shkak të situatës gjeopolitike për të shtyrë vendimin për targat Kurti tha jo.
Në vitet pas shpalljes së pavarësisë u bë një lloj integrimi i tyre por tani gjithçka u kthye në pikën zero për shkak të Kurtit, moskoordinimin me SHBA.
Koordinimi nuk nënkupton me shkëmbyer vetëm informatat por edhe veprimet.
Vuçiçi ka sjellë tanket në veri të Kosovës, çfarë presim nga Vuçiçi? Lule? Natyrisht që jo. ato janë gati për një gjë të tillë.
Kemi rënë poshtë me teorinë e Vuçiçit si të normalizohet në situatën në terren në vend të normalizimit të marrëdhënieve.
Kjo për shkak të politikave të Kurtit”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *