Takohen të hënë në Bruksel, Lajçak: Presim që Kurti e Vuçiç të pranojnë zyrtarisht planin evropian

I dërguari i Posaçëm i BE mbi dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se takimi që do të mbahet në Bruksel më 27 shkurt që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm varet nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Diplomati sllovak ka thënë se që në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiçin për propozimin franko gjerman dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Megjithatë Lajçak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij”, ka thënë Lajçak për Tanjug.

Ai shtoi se pas këtij momenti do të diskutohet në lidhje me detaje të tjera.

Lajçak thekson se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

“Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dinë se ku jemi”, ka shtuar tutje Lajçak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *