Takimi për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, reagon ambasadori amerikan: Mbështesim dialogun mes palëve!

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas përfundimit të seancës së dëgjimore të zhvilluar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

Hovenier është shprehur mirënjohës ndaj palëve, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Statusi:

Sot mbajtëm një seancë dëgjimore @USEmbPrishtina për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *