
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve në Zubin Potok mëngjesin e sotëm.
Hovenier deklaroi se mediat duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë punën e tyre në liri nga dhuna, kërcënimet apo intimidimet.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, shkroi ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb