
Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, që kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiç për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, që siç thotë Trajkoviç, është në rrezik.
Trajkoviç ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.
“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.
Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.
Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.
Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviçin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.