Plagosja e dy personave në Shterpicë, reagon Kurti: Dënoj ashpër sulmin! Vijon puna për zbardhjen e detajeve

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme ku janë sulmuar dy qytetarë në Shterpcë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka dënuar sulmin ndërsa ka lajmëruar se vijon puna nga autoritetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Postimi i plotë:
E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.
Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *