Për herë të parë shënohet përvjetori i Pavarësisë së Kosovës në Beograd

Për herë të parë në Serbi është shënuar 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari.

“Me ftesë të ambasadorit, Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar ai.

Mustafi shkroi se përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *