“Pa media dhe demokraci të lirë, nuk bëhesh pjesë e familjes europiane”/ Zyrtari gjerman: Pa njohur Kosovën, Serbia s’mund të anëtarësohet në BE!

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Sarrazin është shprehur se qëndrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa e njohur Kosovën.

Gjithashtu ai ka theksuar se pa media dhe demokraci të lirë Serbia nuk mund të hyjë në familjen europiane.

Si i përjetoi Gjermania protestat e serbëve nga Kosova dhe barrikadat që ishin në veri në fund të dhjetorit?

Situata në veri të Kosovës, nga pikëpamja gjermane, ishte shumë e rrezikshme. Është ende shumë e rrezikshme. Kemi një situatë ku shërbimet themelore shtetërore, siç janë shërbimet e sigurisë, aktualisht nuk mund të ofrojnë siguri për serbët, por edhe për qytetarët e tjerë të Kosovës. Prandaj mendoj se është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Personalisht i kuptoj emocionet e serbëve nga veriu i Kosovës, por më e rëndësishmja edhe për ta është që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Kjo është një nga arsyet pse ne mbështesim Miroslav Lajçakun dhe Bashkimin Evropian, për të kontribuar në deeskalimin e situatës në terren përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne e kemi të qartë se gjithçka nuk ka përfunduar ende, por të paktën tensioni është dukshëm më i ulët se sa ishte në dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *