Me makineri të rënda dhe ushtarë në terren, KFOR publikon pamjet nga heqja e barrikadave në veri të Kosovës

KFOR ka njoftuar se të gjitha barrikadat janë larguar nga veriu i Kosovës, ndërsa ka publikuar pamje të regjistruara gjatë këtij procesi

Misioni i KFOR-i ka njoftuar gjithashtu se është rivendosur liria e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të shoqëruar me videon e largimit të barrikadave të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *