
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, nazistëve si Xhafer Deva dhe Lidhjes së Prizrenit.
“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe ideologjinë e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica e Kosovës, i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me Nikolla Nedeljkoviç.
Vuçiç u shpreh se frymëzimi i tyre është Enver hoxha dhe se përpiqen të ndjekin ideologjinë e tij.
“Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot Edi Ramën. Dëshiron të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky”, tha Vuçiç.
(BalkanWeb)