“Kosova në diplomaci po shkon nga dështimi në dështim”, ish-ministri Hoxhaj: Albin Kurti të sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se janë hequr disa njohje

“Një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpë tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim”, kështu është shprehur ish-ministri Enver Hoxhaj.

Në një reagim në Facebook ai shkruan se për dy vite me radhë, nuk ka marrë asnjë njohje, duke kritikuar në këtë mënyrë edhe qeverinë Kurti.

Ndër të tjera Hoxhaj thotë se Serbia po e godet Kosovën kudo, ndërsa ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se janë hequr disa njohje.

Reagimi:

Një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpe tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim! Për dy vjet, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të vetme!

Përkundrazi, Serbia është duke e goditur kudo Kosovën. Nga goditja kundër sovranitetit të brendshëm në veri në fundvit tani po i shtohet edhe rrudhja e sovranitetit të jashtëm në fillimvit, me një listë pretendimesh për çnjohje të Kosovës!

Sa kam qenë Minister i Jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete, ndërsa sot, qeveria duhet te sqarojë nëse janë të vërteta pretendimet se Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës që të tregohet nëse këto pretendime janë të vërteta dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme për këtë dështim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *