Korrupsion me tenderët, pranga 2 punonjësve të kompanisë “Ed Konstruksion”. Ibrahimët, pronarë të spitalit privat në Kosovë

Mes 6 personave të arrestuar me urdhër të SPAK ishin përveç 4 zyrtarëve të bashkisë së Dimalit, janë edhe 2 punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”. Bëhet fjalë për Vait Koshi dhe Arjan Demiraj, punonjës së kompanisë “Ed Konstruksion”

Po ashtu pas hekurave përfunduan dhe drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve

Kjo kompani ka marrë shumë tenderë publikë, si duket përmes formave korruptive siç zbuloi SPAK, ndërsa mësohet se ka edhe një spital privat në Prishtinë. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të shtrihen edhe në Kosovë për të gjetur gjurmë të raporteve korruptive të pronarëve të “Ed Konstruksion”, Eduart dhe Alfred Ibrahimi, me autoritetet këtu.

Ka dyshime se 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror./Express

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *