Kërcënimi ndaj zyrtarëve në Kosovë/ Sulo: Përjashtohet pista për motive politike brenda vendit, është qëllim gjeopolitik nisur nga…

Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me atentatin e zbuluar ndaj disa politikanëve të opozitës në Kosovë, teksa ka thënë se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 2 organizata, një në Kosovë dhe një jashtë saj.

Analisti Arion Sulo, u shpreh se përmasat e planit të bën që logjikisht të përjashtosh pistën e motive politike brenda Kosovës.

Ai shtoi se kjo ngjarje është më shumë seç duket, është bërë për një qëllim gjeopolitik, duke nisur nga ngjarjet e  tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe ngritjen e barrikadave.

“Përmasa e planit është e madh dhe ka një paqartësi. VOA ka raportuar se kanë qenë vetë LDK që ka denoncuar rastin. Lajmin në media u përhap dhe për PDK. Ata kanë denoncuar se shërbimi sekret gjerman e ka vënë në dijeni. Nuk dihet se nga kush është bërë denoncimi.

Përmasa e planit të bën logjikisht që përjashton pistën e motive politike brenda Kosovës. Nuk mund të jetë një kasapan. Ky është më shumë se kaq, një qëllim gjeopolitik. Pse SHBA investon me sigurinë në Ballkan. Për këtë cep Evropë, është një ndeshje e interesave rusë dhe amerikane. Dhjetori ka qenë një muaj i tensionuar për Kosovën, me barrikadat në Veri. Vuçiç është në stres dhe depresion të madh nga serbët për çështjen e Kosovës dhe ky është një zgjidhje për ta”, u shpreh Sulo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *