“Kemi kërkuar ushtarë shtesë në Kosovë”, Kurti: I takon KFOR-it dhe NATO-s të vendosin për detajet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

Ai thotë se megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO’së të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO’së se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje.

Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Wagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO-s. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR’i”, tha Kurti në RTK.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *