
Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuanë.
Sipas njoftimit, një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve i janë gjetur 101 paketime të plastikës me marijuanë.
“Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon, një GPS, disk diagrami i tahografit, kamioni, 95 euro dhe 2.500 dinarë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, i lindur në vitin 1991, është ndaluar për 48 orë.
Policia thotë se “mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb