​Hungaria pro Serbisë, do të votojë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Hungaria ka rinovuar mbështetjen e saj për Serbinë, një strategji e saj kjo për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropan, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Po ashtu ky shtet ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.

Vendimi në fjalë vjen në një kohë kur raportet midis Serbisë dhe Kosovës janë përkohësisht më stabile, pas ndërmjetësimit të BE-së dhe SHBA-së javën e kaluar.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”, tha Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, u shpreh Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *