“Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima”, ministri serb reagon pas deklaratave të Kurtit: S’i interesojnë jetët njerëzore!

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës.

Kurti u shpreh se heqja e barrikadave mund të sjellë edhe viktima, ndërsa nga ana e tij Vuçeviç ka thënë se kryeministrit të Kosovës nuk i interesojnë jetët njerëzore.

“Kurtit nuk i interesojnë jetët njerëzore për heqjen e barrikadave dhe shtoi se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e territorit ndaj serbëve dhe dhuna”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *