Vriten 10 palestinezë, plagosen 102 të tjerë
10 palestinezë u vranë këtë të mërkurë, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite gjatë një përplasje me armë në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.
Mes viktimave ishin edhe dy nga komandantët e fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik të Nablusit, të cilët u rrethuan në një shtëpi.
Ushtria izraelite konfirmoi operacionin, duke thënë se trupat u kundërpërgjigjën pasi u sulmuan ndërsa përpiqeshin të arrestonin militantët të cilët dyshoheshin se po planifikonin sulme ndaj izraelitëve.
Tensionet mes të dyja palëve janë përshkallëzuar javët e fundit, teksa gjatë këtij viti janë vrarë 61 palestinezë dhe 10 izralitë.
Tv Klan
The post Forcat izraelite, operacion në bregun perëndimor appeared first on Tv Klan.