
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me diskutimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel, ndërsa deklaroi se kjo marrëveshje nuk ka asnjë garanci dhe mund të bëhet nul për shkak të mungesës së stabilitetit mes dy vendeve.
Sipas tij në këtë rast Serbia është favorizuar më shumë për shkak se është aktori më kryesor në Ballkan.
Nga ana tjetër deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se garancia është te trupat e NATO-s dhe prezenca evropiane, duke thënë se nuk ka garanci më të madhe se kjo nga ndërkombëtarët. Ai shtoi se me këtë veprim kryeministri Albin Kurti ka treguar “burrë shtetësi” me këtë veprim dhe se atë do e bënte çdo kryeministër.
Pjesë nga biseda:
Lubonja: Ty mund të mos duket e rëndësishme, duhet të shohim gjërat në kontekst. Ky është një favor për serbët sepse janë aktorët më të rëndësishëm në Ballkan. Evropa i ka dhënë disa gjëra Kosovës si kompensim. Loja është e hapur. Kjo marrëveshje nesër mund të behët një nul sepse nuk ka asnjë garanci dhe nuk ka stabilitet. Amerikanët vetë nuk janë aq të sigurt. Historia është kthyer shumë mbrapa.
Serbia kërkon asociacionin dhe e njeh këtë marrëveshje ku nuk e njeh Kosovën. Nuk ka vullnet nga palët në zhvillimet kulturore që të njihen edhe kishat e të gjitha. Më mirë kaq sa bëhet sepse asnjë nga vendet nuk janë të përgatitura për hapat.
Tasholli: Nuk ka asnjë garanci për marrëveshjen
Çollaku: Janë trupat e NATO-s, është prezenca evropiane. Nuk ka garanci më të madhe se kjo këtu nga ndërkombëtarët. Problemi është se ju doni fushatën kundër Albinit. Nuk mund të izolonte Kosovën nga faktorët ndërkombëtarë, do e bënte çdo kryeministër këtë gjë. Kryeministri ka treguar burrë shtetësi.
Tasholli: Ai është kryeministër, duam apo jo ne. Unë flas edhe për kryeministrin dhe për përditshmërinë në Kosovë. Brengat tona janë shumë racionale. Kjo marrëveshje është e regresit. Dikur në Shtëpinë e Bardhe dhe në Bruksel kanë thënë që njohja duhet të jetë në qendër të marrëveshjeve dhe duhet të ketë garanci. Tashmë nuk i kemi aty, ka degraduar. Kanë thënë që njohja nuk është prioritet, por paqja. Një ditë mund të realizohen.