Dialogu/ “Ishte diskutim intensiv dhe jo i lehtë”, Lajçak pas takimit me Vuçiç: Është gati të marrë vendime të vështira. Krijimi i Asociacionit…

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha sot në Beograd se presidenti serb Aleksandar Vuçiç tregoi gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë.

Pas takimit të Lajçakut me përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë me Vuçiçin, Lajçak tha se biseda ishte “shumë intensive dhe e vështirë, por e sinqertë dhe e hapur”.

“Presidenti Vuçiç tregoi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë. Për ne, zbatimi i plotë i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është element kyç për stabilitet”, tha Lajçak.

Ai tha se BE, SHBA, Franca, Gjermania dhe Italia mbeten të bindura se plani franko-gjerman për Kosovën, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për Integrimi evropian i rajonit.

“Puna jonë do të vazhdojë pa vonesa”, shtoi Lajçak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *