
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar një letër të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes kësaj letre, Kamberi i ka kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti shqiptar shkruan se kjo ishte mundësia e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Escobar. Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ja përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”-shkruan ndër të tjera Kamberi.