Dënimi i ish-komandantit të UÇK, mesazhi prekës i mbesës gazetare: Xhaxh’ më fal, po sot mbeta pa fjalë ndaj kësaj padrejtësie. Ke me fitu edhe këtë betejë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me 26 vjet burgim, të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte ka reaguar mbesa e tij, Arta Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ka mbetur pa fjalë pas këtij vendimi.

Ajo po ashtu u shpreh se ka mbetur e heshtur dhe pa fjalë, pas kësaj padrejtësie.

Postimi i plotë:

“XHAXH,
Më fal, po sot mbeta pa fjalë.
E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.
Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.

Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.

Por, e di xhaxh, ti je i fortë.
Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.
E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.

Të presim,
Krenarë gjithmonë me ty, Komandant!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *