Dendias: Greqia e gatshme të ndihmojë Kosovën në pavarësimin nga qymyri

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën lidhur me pavarësimin nga qymyri.

Dendias këto komente i ka bërë pas takimit me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla duke shtuar se janë të gatshëm për të bashkëpunuar në aspektin energjetik.

“Para disa muajve ishte vizita ime këtu tash po vij shpesh këtu. Vizita ime këtu nënvizon rendësinë që Greqia ka për rajonin. Sot biseduam në nivelin bilateral dhe sesi i mund të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme”, tha Dendias.

“Nëse mund të them BE-ja është destinacioni përfundimtar për të gjithë. Biseduam për bashkëpunimin në aspektin energjetik, Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor dhe ju të jeni të pavarur dhe të largoheni nga qymyri”, ka përfunduar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *