
Analisti Ismail Talloshi i ftuar në emisionin “Open” ka folur për diskutimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel sa i përket zbatimit të një marrëveshjeje të propozuar nga vendet evropiane.
Talloshi ironizoi deklaratat e Kurtit se “vetëm ndërkombëtar nuk do bëhej pasi është shqiptar”, teksa ka shtuar se sot ndodhet në atë pozitë. Në lidhje me presionin e ndërkombëtarëve, ai tha se Kosova nuk mund të rezistojë, pasi dhe vendimet e mëdha në lidhje me shtetin kanë ardhur në formë imponimi.
“Kurti thoshte që vetëm ndërkombëtar nuk mund të bëhej, se është shqiptar. Sot ndodhet brenda akuzave të tij. Tani ndodhet në pozitën kur e provon vetë fjalën e tij dhe do ti dalë ashtu siç i kanë thënë që nuk mund të rezistojë. Korrigjimet e gabimeve i bën për hesapet e pushtetit. Kryeministri ynë e bën krahasimin me Kosovën. Kosova nuk ka asnjë mundësi për të rezistuar ndaj ndonjë presioni ndërkombëtar. Vendimet e mëdha kanë ardhur në formë të imponimit. Këtë duhet ta kemi parasysh. Unë e shoh më komplekse. Kjo ka ardhur dhe për shkak të mangësive tona”, tha Talloshi.
(BalkanWeb)