Aksident fatal në aksin Prishtinë-Pejë, makina përplas për vdekje një këmbësor

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë.

Mediat kosovare raportojnë se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *